Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron asnjë nga shqetësimet e qytetarëve, por i sulmon ata

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron asnjë nga shqetësimet e qytetarëve, por i sulmon ata

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas qëndrimit të Kryeministrit Edi Rama për projektin në Zvërnec dhe protestën e qytetarëve kundër tij. Berisha akuzoi liderin e mazhorancës se e përdori këtë komunikim për të sulmuar qytetarët dhe jo për t’i sqaruar ata. “Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së dielës për të sulmuar, kërcënuar, përçmuar dhjetëra mijëra qytetarë që prej një jave protestojnë në protestat më të fuqishme kundër Edi Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkojnë anulimin e vendimeve të tij, të cilat janë një kërcënim madhor për mjedisin në Shqipëri dhe prishin përfundimisht klimën e investimeve në vend.” Sipas Berishës, deri më tani Kryeministri Edi Rama ka dështuar të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec. “Në monologun e...