Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec, të bëjë transparencë

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec, të bëjë transparencë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot në 7 qershor ndaj podcastit të së dielës të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë dhe për të sulmuar qytetarët që prej ditësh po protestojnë kundër qeverisë. Sipas Berishës, Rama e përdori daljen e tij publike jo për të sqaruar skandalet dhe shqetësimet që lidhen me investimin e planifikuar në Zvërnec, por për të kërcënuar, përçmuar dhe sulmuar mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e tij. Berisha shprehet se Rama duhet të anulojë vendimet, që sipas tij e protestuesve, rrezikojnë mjedisin dhe klimën e investimeve në vend. Videomesazhi i plotë i Kryetarit të PD-së Sali Berisha: Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së...