Berisha-Rama miratojnë rezolutën “Balluku”, integrimi ne BE shkon në kalendat greke, ish-vartësja e pandehur…

Berisha-Rama miratojnë rezolutën “Balluku”, integrimi ne BE shkon në kalendat greke, ish-vartësja e pandehur…

Në një zhvillim të rrallë politik në Kuvend, mazhoranca dhe opozita kanë votuar unanimisht projekt-rezolutën për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në një moment kur marrëdhëniet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike mbeten të tensionuara, në sallën e Parlamentit është arritur dhe konsensus i gjerë për këtë dokument, duke shënuar një nga rastet e pakta të bashkëpunimit të përbashkët. Në seancë ishin të pranishëm 115 deputetë, ndërsa votimi i rezolutës rezultoi me 114 vota pro dhe 1 abstenim. Rezoluta parashikon angazhim të koordinuar dhe gjithëpërfshirës për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ajo thekson gjithashtu rëndësinë e dialogut politik dhe shoqëror, me synim ndërtimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane të Shqipërisë. Por ky vendim i Ramës dhe Berishës,...