Berisha: Rama ka frikë nga protesta. Kreu i PD thotë se kryeministri po bën çdo gjë që të ndalojë tubimet

Berisha: Rama ka frikë nga protesta. Kreu i PD thotë se kryeministri po bën çdo gjë që të ndalojë tubimet

Protestat qytetare për çështjen e Zvërnecit kanë frikësuar Kryetarin e Partisë Demokratike, sipas tij, Kryeministrin Edi Rama. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryedemokrati pretendoi se kreu i qeverisë po përdor institucionet në varësi të tij për të ndaluar tubimet. “Edi Rama, përveç angazhimit total të policisë kriminale, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, të shërbimit informativ kombëtar, që bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë, punonjës të administratës shtetërore në krijimin e llogarive false në mediat sociale, në rrjetet sociale për të demonizuar protestën dhe protestuesit, për t’ia ulur shikueshmërinë e tyre dhe për të ndikuar në algoritmin, që sipas tij ia kontrollonte Irani algoritmin”, tha Berisha. Thirrjet e protestuesve kundër tij dhe Partisë Demokratike, Berisha i cilësoi si manovra...