Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit. Bashkime elektorale janë të dënueshme
Kreu i PD Berisha deklaroi për gazetarët nga oborri i Kuvendit se “Edi Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend”. “Bashkime elektorale janë absolutisht të dënueshme dhe të gjitha këto po ndodhin”, tha kreu demokrat duke ju referuar reformës territoriale. Pse mendoni se erdhi zoti Rama sot në seancë? Sali Berisha: Sepse donte që të ndërpriste, të urdhëronte ndërprerjen e menjëhershme të debatit. E pa që debati po u nxjerr para shqiptarëve të vërtetën, si për qëndrimin e tyre ndaj protestës, ku ju e dëgjuat, zëdhënësi i tij bëri fjalë për terroristë në mënyrë të paimagjinueshme, të pakonceptueshme për protestuesit paqësorë. Nga ana tjetër, projekti për reformën ne qëndruam vendosmërisht për respektimin e ligjit, sepse raporti që paraqet Mazniku, është absolutisht i...
Burimi:
syri.net