“Berisha po uzurpon PD”/ ‘Shpërthen’ Balliu: Po përgatis një padi ndaj Berishës, ka marrë peng partinë

“Berisha po uzurpon PD”/ ‘Shpërthen’ Balliu: Po përgatis një padi ndaj Berishës, ka marrë peng partinë

Alesia Balliu ka bërë akuza të forta ndaj Sali Berishës lidhur me procesin e 23 majit, për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. E ftuar në nje studio televizive, Balliu deklaroi se i ka dërguar e-mail kancelarive perëndimore dhe ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për të denoncuar, sipas saj, “farsën” e 23 majit me të cilën Berisha po uzurpon Partinë Demokratike. Ajo u shpreh se nuk ka garë dhe Berisha e ka shkelur statutin e Partisë Demokratike. Sipas Balliut, nëse do të kishte një proces të rregullt, ajo dhe Ervin Salianji do të kishin mundur Berishën në garën për kryetarin e PD. Më tej, ajo theksoi se ka nisur kontakte me ndërkombëtarët dhe se ka marrë reagime dhe takime për çështjen që ka...