Berisha për protestën e 8 majit: Sfiduat shiun dhe terrorin, nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban fjalimin përpara mbështetësve të tij, në foltoren e radhës që po zhvillohet këtë të hënë, më 11 maj, përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi qytetarët që morën pjesë në protestë, duke i cilësuar si “guximtarë” dhe “të pamposhtur” përballë asaj që ai e quajti një “diktaturë”. Lideri demokrat deklaroi se mbështetësit e opozitës po shkruajnë “një kapitull të ndritur të historisë kombëtare” përmes qëndresës dhe vendosmërisë së tyre. “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta! Mirënjohjen më të pakufijshme, ju burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, të moshuarve, që po shkruani me guximin tuaj, me qendresën tuaj, me vendosmërinë dhe shpirtin e pamposhtur, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare. Po ngriheni...
Burimi:
javanews.al