Berisha për Dumanin: Vila e ndërtuar në vitin 2000, tokë bujqësore në vitin 2004

Berisha për Dumanin: Vila e ndërtuar në vitin 2000, tokë bujqësore në vitin 2004

Kreu i Partisë Demokratike, pas daljes nga SPAK të hënën, theksoi se Altin Dumani “ka mashtruar gjithçka lidhur me vilën ku banon”. “Tani, shënimi që lashë: Altin Maneku Troplini Hajri shtohet edhe mbiemri Vila. Sot shqiptarët do mësojnë se ai që ka kryesuar këtë institucion, është një pare-larës i shpifur, është një mashtrues ordiner, është një delinkuent i vërtetë sipas dokumenteve të këtij shteti. E kam denoncuar vite më parë dhe për fat të keq ka arritur të kapërcejë i palagur, ndonëse siç do faktohet këtu, ky është një mashtrues i shpifur. Vetingu i tij është një proces i rremë, i turpshëm, i dokumentuar. Herën e kaluar unë u tregova se si Altin Dumani në veting ka deklaruar se ka blerë apartament dhe zyrë me...