Berisha: PD mbështet protestën, SPAK nën urdhërat e Ramës, nuk vepron dot ndaj Ballukut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në komunikimin e tij me qytetarët, u ndal te protesta e zhvilluar prej 55 ditësh në kryeqytet, duke deklaruar se ajo nuk organizohet nga Partia Demokratike, megjithatë opozita do të vijojë ta mbështesë. “Ne e ndjekim me shumë interes dhe vëmendje dhe do të bëjmë gjithçka për mbështetjen e saj. Pas përfundimit të gjithë procesit të brendshëm të partisë, do të riformulojmë agjendën në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, në funksion të suksesit të protestës dhe largimit të Edi Ramës.”, tha Berisha. I pyetur lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, Berisha tha se SPAK nuk vepron në mënyrë të pavarur dhe se prokurorët që zbatojnë ligjin përballen me presion politik. “Nuk preken sepse SPAK është nën kontroll të plotë...
Burimi:
vizionplus.tv