Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje
Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp se do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vizitën do ta koordinojë me miqtë e tij atje. Ai tha se udhëtimi nuk është ende i planifikuar për shkak të periudhës së pushimeve, por do të realizohet sapo të krijohen kushtet e duhura. FJALA E BERISHËS: Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, meqenëse ky sanksionim tashmë ra, do të planifikoni një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Sali Berisha: Natyrisht, pa diskutim që unë do shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do ta koordinoj me miqtë e mi udhëtimin. Tani për tani fillon një periudhë pushimesh kudo. Përveçse unë s'kam ndërmend të bëj pushime, po sapo mjedisi mos jetë kaq festiv...
Burimi:
syri.net