Berisha nuk i ndahet Irena Gjokës, kreu i PD akuzon edhe ish-drejtuesin e SPAK Altin Dumani
Nga SPAK që i duhet të paraqitet dy herë në muaj, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj këtij institucioni dhe ndaj gjyqtares që i ka caktuar masën e sigurisë, Irena Gjoka. Ai thotë se në dëshminë që ajo ka bërë si person i paditur për fshehjen e një dënimi në Greqi, procesverbali nuk e ka firmën e hetuesit që ka marrë deponimet e saj. “A mund të imagjinoni ju që dëshmia e Irenës në dy faqe e gjysëm, ka vetëm firmën e Irenës dhe administrohet në dosje gjyqësore pa firmën e hetuesit. Ja ku e keni! Ky është hetimi që ka bërë Altin Troplini për Irena Dumanin”, tha Berisha. Ndërkaq, për dosjen “Balluku” i pyetur pse nuk e ka bërë publike, Berisha deklaroi se...
Burimi:
vizionplus.tv