Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare që mbështeten plotësisht nga PD
Partia demokratike ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një mbledhje të Grupit Parlamentar. Kreu demokrat Berisha gjatë fjalës së tij tha se, “në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare që mbështeten plotësisht nga PD”. Fjala e Berishës: Mbrëmë u ktheva nga një konferencë rajonale e Partisë Popullore Europiane e organizuar në Sarajevë, në të cilën merrnin pjesë kryeministrat e Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, kryetari i parlamentit të Serbisë, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, dhe nga Shqipëria isha unë me zonjën Vokshi dhe Enri Çenon. Konferenca u kryesua direkt nga presidenti i EPP-së, Manfred Ëeber, dhe ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për rajonin. Ngjarje e cila dëshmonte angazhimin e madh të Partisë Popullore Europiane për të mbështetur forcat politike anëtare të kësaj...
Burimi:
vizionplus.tv