Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne

Berisha: Ne mbështesim protestat, por nuk marrim autorësi! Nëse Rama bën anti-miting në Vlorë, do përballet me ne

Kreu demokrat ka shpjeguar edhe qëndrimin e PD ndaj protestave të qytetarëve në Tiranë dhe Vlorë. Pyetje: Si ka mundësi zoti Berisha që një opozitë nuk mbështet një protestë qytetare... Sali Berisha: Jo, jo, mos ngatërro. Jo, mos ngatërro një gjë! Jo, mos ngatërroni një gjë! Atëherë ne e kemi shprehur, respektojmë të drejtën e çdo qytetari për protestë. E kam theksuar... Pyetjet: E keni mbështetur këtë protestë ju, se qytetarët... Sali Berisha: Për çdo protestë! Për çdo protestë, pikë! Mos e diskuto. Por nuk jemi ata ne që të marrim protestën e tjetrit. Atë s'e bëjmë kurrë! Ka një moral. Ka një moral, apo jo? Edhe ne në çdo rast, ti nuk na ke parë ndonjëherë të dalim, absolutisht mbështesim çdo protestë të çdo...