Berisha: Në kulmin e krizës së naftës fermerëve iu është hequr subvencionimi, po bëni politikë anti-shqiptare
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverisë, sa i takon te subvencionet e naftës për fermerët. Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se Shqipëria ka taksën e naftës më të lartë në botë dhe heqja e subvencionet për fermerët është një akt shpopullimi. “Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në Parlament. Nuk ka akt më cinik ndaj 30-40% të shqiptarëve që jetojnë me djersën e ballit. Nuk ka qëndrim më të pashpirt. Vini këtu, pasi keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës për naftën. Njeri normal në botë që mund të imagjinojë një vendim të tillë nuk ka, përveç atij që e ka kapur tmerri nga tërmeti, nga ky, nga ai, që nuk vjen fare...
Burimi:
vizionplus.tv