Berisha në forumin politik IDU në Zagreb: Integrimi në BE duhet të bazohet në meritë

Berisha në forumin politik IDU në Zagreb: Integrimi në BE duhet të bazohet në meritë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur në forumin e IDU-s në Zagreb për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas tij procesi i anëtarësimit duhet të jetë tërësisht i bazuar në meritë, ndërsa identifikoi disa pengesa kryesore që, sipas tij, po e largojnë vendin nga ky objektiv. Sipas Berishës, integrimi në BE nënkupton më shumë të drejta për qytetarët, më shumë liri, forcim të shtetit ligjor, si dhe rritje të prosperitetit dhe sigurisë. “Siç e keni parë ndoshta, nga ajo që paraqiti Dr. Bashkoff, mbështetja e Shqipërisë për integrimin në BE dhe në NATO është në përqindjen më të lartë. Sipas mendimit tim dhe të partisë sime, pasi flas në emër të opozitës, procesi i integrimit nënkupton më shumë të drejta...