Berisha: Misioni i PD është rikthimi i votës së lirë dhe rikthimi në pushtet
Ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku pritet të miratohen ndryshimet në Statut. Në fjalën e nisjes, kryedemokrati Sali Berisha pasi uroi shqiptarët për festën e Krban Bajramit tha se Kuvendi Kombëtar do të sanksionojë bazat për transformimin e vërtetë të PD “Në këtë mbledhje të rëndësishme, e cila do miratojë ndryshimet statutore, e cila do miratojë listat, propozimet për Këshillin Kombëtar, do miratojë grupin që do drejtojë Kuvendin, pra është një mbledhje me vendime shumë të rëndësishme. Ne finalizojmë me Kuvendin tonë Kombëtar procesin e zgjedhjeve në PD dhe sanksionojmë bazat për një transformim të vërtetë të PD. Transformim i cili parakupton apo nënkupton ripërtëritjen e forcës tonë politike. Nënkupton organizim, organizim, organizim për këtë forcë. Nënkupton modernizimin e saj”, u shpreh...
Burimi:
opinion.al