Berisha mesazh Ramës: Largohu dhe përballu me drejtësinë

Berisha mesazh Ramës: Largohu dhe përballu me drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës pas protestës madhështore të qytetarëve, rinisë dhe diasporës, duke e cilësuar atë si një ngjarje që shefi i qeverisë po e përjeton si “Vaterlonë personale”. Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Berisha tha se protesta e gjysmë milioni shqiptarëve dhe rrethimi masiv i Kryeministrisë përbënin një moment historik, të cilin Rama e ka përjetuar si një disfatë të rëndë politike. Lideri i opozitës i bëri thirrje Edi Ramës të largohet nga detyra dhe të përballet me drejtësinë. “Largohu sa më parë nga detyra dhe prit verdiktin e drejtësisë, e cila vonon, por nuk harron”, deklaroi Berisha. Reagimi i Berishës Të dashur qytetarë dhe qytetare. Edi Rama duket se protestës së gjysmë milioni...