Berisha mesazh deputetëve: Vijoni përgatitjet e kryengritjes paqësore të 8 majit

Berisha mesazh deputetëve: Vijoni përgatitjet e kryengritjes paqësore të 8 majit

“Çdo minutë duhet t’ia kushtojmë përgatitjes së kryengritjes paqësore të 8 majit”. Është ky mesazhi që Sali Berisha u ka përcjellë deputetëve demokratë në mbledhjen e grupit. Në fjalën e tij Berisha u kërkoi deputetëve që të dëshmojnë se nuk pranojnë Ramën dhe qeverinë e tij si të ligjshme, Ai tha se duhet të provojnë që janë zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve dhe të ardhmes së vendit. “Jemi në prag të 8 majit, një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për opozitën shqiptare dhe shqiptarët. Ndaj dhe njëherë në mënyrën më të vendosur u bëj thirrje që çdo minutë, çdo orë t’ia kushtojmë përgatitjes së këtij akti të kryengritjes paqësore të 8 majit, si mesazhi më i rëndësishëm që ne u përcjellim shqiptarëve në kushtet kur përpiqen...