Bypass-i i Tiranës, jo 31%, por rreth 6%
Në traditën e konsoliduar të raportimeve institucionale, Ministri i Infrastrukturës doli në terren dhe raportoi përmes një bashkëbisedimi me vartësit. Ajo që thanë ministri dhe drejtori ishte, në thelb, e saktë. Problemi nisi kur media e fryu lajmin. Bypass-i i Tiranës është 21 kilometra. Prej tyre, 13 kilometra ende nuk janë tenderuar. Ndërkohë, shifra 31% i referohet vetëm ecurisë së lotit të parë prej 4 kilometrash, jo gjithë bypass-it. Megjithatë, titulli doli: “Bypass-i i Tiranës avancon 31%”, duke krijuar përshtypjen se është përfunduar gati një e treta e veprës. Në fakt, 31% e 4 kilometrave janë rreth 1.24 kilometra. Kjo do të thotë se progresi real i gjithë bypass-it 21 kilometra është rreth 6% (madje më pak nëse llogariten edhe kilometrat ende pa financim). Është...
Burimi:
sot.com.al