Bilanci i 7  muajve punë, kreu i SPAK: 16 zyrtarë të hetuar, 440 mln euro pasuri të sekuestruara

Bilanci i 7 muajve punë, kreu i SPAK: 16 zyrtarë të hetuar, 440 mln euro pasuri të sekuestruara

Kreu i SPAK, Klodian Braho po zhvillon takimin e parë me gazetarët, ku po bën një bilanc të punës së SPAK nga 1 janari deri më 15 korrik 2026. Në vetëm 7 muaj, SPAK ka hetuar 16 zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe ka vënë në sekuestro 440 mln euro pasuri. Gjatë kësaj periudhe janë vënë në hetim 5 kryetarë ose ish-kryetarë bashkie, 3 drejtues institucionesh në hetim, 3 gjyqtarë ose ish-gjyqtarë, 2 ministra ose ish-ministra dhe 1 deputet.