Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më të diskriminuarit në rajon

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më të diskriminuarit në rajon

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fermerët e Cërrikut. Në fjalën e tij Berisha theksoi se fermerët shqiptarë janë më të diskriminuarit në rajon. Sipas tij fondi buxhetor i qeverisë p[rej 32 milionë eurosh ëhstë qesharak, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. “Ju sot për fatin më të keq, më të papranueshëm, jeni fermerët më të diskriminuar në rajon dhe në Europë. Ju jepni 20% të prodhimit të brendshëm dhe merrni 0.19% të tij. Nuk ka pabarazi dhe padrejtësi më të madhe se kjo. Ta kthejmë në shifra të tjera: fondi buxhetor për bujqësinë realisht është 32 milionë euro. Në shifra është 52 milionë, por atë pjesë e merr burokracia dhe e merr administrata. Fermerëve u ngel për të...