Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë dhe janë edhe beteja tonat
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se mbështet plotësisht protestën masive të qytetarëve në Tiranë. Duke folur në komunikimin online me qytetarët, Berisha tha se 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë dhe janë edhe beteja e demokratëve. ‘Edhe sot shfrytëzoj rastin të bëj thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike nga Pogoni, Kakavija, në Vermosh dhe në Valbonë, të vërshojnë drejt Tiranës në protestën më madhështore të kombit. Qytetare, rinore, jo partiake’, u shpreh lideri dmeokrat. Bashkëbisedimi: Lida Xh: Një pyetje e drejtpërdrejtë për Berishën. Nëse më 5 qershor ishit kundër kësaj proteste, pse sot bëni thirrje për t'u bashkuar? Kjo protestë lindi nga qytetarët dhe shumë prej tyre nuk duan ta shohin të politizuar. Ndoshta për një herë të vetme do të ishte mirë...
Burimi:
syri.net