“Është më mirë të jesh i dyti te Real Madridi, edhe pas Mbappe, sesa i pari në çdo ekip tjetër”
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Predrag Mijatovic, i ka sugjeruar Vinicius Junior të mos largohet nga “Los Blancos” dhe të pranojë rolin e të dytit në ekip, pas Kylian Mbappe, sepse ndryshe do të bëhet pishman. “Është më mirë të jesh zgjedhja e dytë te Real Madridi, edhe nëse je pas Kylian Mbappe, sesa i pari në çdo ekip tjetër në botë. Kjo është pikërisht ajo që mund t’i ndodhë Viniciusit ose kujtdo tjetër që është larguar: largohesh i mërzitur, i zemëruar sepse nuk vlerësohesh, etj… Të gjitha këto histori i kam dëgjuar 1,500 herë”, tha ish-sulmuesi i njohur. “Dhe pastaj, has të njëjtin lojtar 20 ditë ose një muaj më vonë në Londër, Paris ose kudo, dhe gjëja e parë që thotë është: ‘Zot i...
Burimi:
telesport.al