“Berisha ka biznemenët dhe mediat njëlloj si Rama, shijon të njëjtin pushtet. I mjafton…”
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se Berisha dhe Rama flirtojnë me të njëjtët biznesmenë, media dhe kanë infrastrukturë të njëjtë, ndaj lideri i opozitës e shijon pushtetin edhe duke qenë në opozitë. Haxhiu tha se ky pushtet i duket i mjaftueshëm Berishës, ndaj ai nuk kërkon të rrëzojë Ramën por të mbajë veten. “Ne kemi një garë të dy partive, të cilat funksionojnë me parametra jashtë partiakë gati njëlloj. Kanë biznesmenë të njëjtë, medium të njëjta, infrastrukturën e bizneseve me të cilat merren, natyrshëm kanë sistemin paralel të njëjtë. Nëse këto dy parti, këto kushte i kanë pikat e përbashkëta, ky nuk quhet më opozitarizëm. Këtu e kam problemin me PD dhe Berishën, që pushtetin paralel...
Burimi:
javanews.al