Berisha: Integrimi është bllokuar, Rama është përgjegjës pasi po mbron Ballukun dhe korrupsionin
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Përballë qëndrimeve të kryeministrit Rama, Berisha vendosi raportin e komitetit të jashtëm të Parlamentit Evropian, duke deklaruar se ky dokument tregon se cilat janë pengesat e vërteta në rrugën e integrimit. “Në këtë raport theksohet se heqja e imunitetit duhet të bëhet pa asnjë pengesë dhe me përparësi, ndërkohë që Lubi Balluku vazhdon sot e kësaj dite të jetë zëvendëskryeministre në hije, me të gjitha funksionet e saj. Raporti dënon rrokullisjen e Shqipërisë në korrupsion, 9 vende më poshtë se sa ishte, natyrisht, dhe mburojën që Edi Rama u bëri Lindave të tij të AKSHI-t”, tha Berisha. Berisha këmbënguli se miratimi i raportit...
Burimi:
vizionplus.tv