Berisha: Inati im me mediat nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës përballë mashtrimeve të qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të në foltoren e Dibrës, deklaroi se kritikat e tij ndaj mediave nuk lidhen me sulmet personale ndaj tij, por me mungesën e reagimit ndaj, siç u shpreh ai, mashtrimeve të qeverisë ndaj qytetarëve. Berisha tha se shqetësimi i tij kryesor është qëndrimi i mediave ndaj interesit publik, duke akuzuar se shpesh nuk verifikohen deklaratat e qeverisë për çmimet, subvencionet dhe politikat ekonomike. Sipas tij, sot është shumë e lehtë të verifikohen të dhënat përmes platformave digjitale, por pavarësisht kësaj, ai pretendon se media nuk i demanton deklaratat qeveritare dhe nuk informon saktë publikun. “Kur korruptohet gjuha, është fundi i lirisë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se mosdhënia e së vërtetës qytetarëve përbën një formë manipulimi dhe mungese transparence....
Burimi:
syri.net