Berisha i përgjigjet Ramës: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje, jep dorëheqjen

Berisha i përgjigjet Ramës: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje, jep dorëheqjen

Sali Berisha TIRANË-Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës, i cili në në podcastin e tij “Flasim” foli për projektin e Zvërnecit dhe protestat qytetare. Berisha shprehet se mbrëmë 200 mijë shqiptarë protesuan dhe kërkuan dorëheqjen e Edi Ramës.  Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare. Dje Tirana njohu protestën më të fuqishme në tërë ekzistencën e saj, mbase 200.000 qytetarë vërshuan në sheshet dhe rrugët e saj në kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Por siç ka faktuar historia, diktatorët të verbuar nga pushteti nuk dëgjojnë të tjerët, nuk njohin realitetin dhe së fundi nuk marrin ndonjëherë vendime të drejta. Ai sot në monologun e tij u rrek përsëri të fajësojë protestën për turizmin, madje solli edhe shembuj të agjencive që protestojnë, e...