Berisha i përdori videon, reagon baristi i famshëm: Morët në dorë një lëvizje dhe e shkatërruat! Rama po vijon atë që nise ti
Baristi i famshëm shqiptar, (videot e të cilit kanë miliona shikime në rrjet), Dritan Alsela, i cili jeton dhe punon në Itali, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të kreut të PD, Sali Berisha. Ky i fundit, përdori një video të Alselës për të goditur kryeministrin Edi Rama. Pas kësaj, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij FB, baristi i njohur iu përvesh Berishës, duke e cilësuar atë si shkakun pse ai vetë dhe mijëra shqiptarë të tjerë emigruan në vitet ’90, duke u detyruar të braktisin vendin. Postimi i plotë i Dritan Alsela: Ky person në këtë video ka një emër dhe një mbiemër: Dritan Alsela – të cilin ju, zoti Berisha, jeni i detyruar të paktën ta përmendni. Përdorimi i kësaj videoje pa...
Burimi:
javanews.al