“Berisha i braktisur nga demokratët”, Salianji: Është bërë qesharak, po mban peng Shqipërinë

“Berisha i braktisur nga demokratët”, Salianji: Është bërë qesharak, po mban peng Shqipërinë

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha për News Room se Berisha nuk gëzon më mbështetjen e shumicës së demokratëve dhe se, sipas tij, për herë të parë në 30 vite ka shmangur përballjen në një garë të vërtetë politike. Salianji tha se rezultatet e pretenduara të votimeve nuk përputhen me pjesëmarrjen reale. Sipas ish-deputetit demokrat, Berisha nuk ka paraqitur alternativa apo propozime konkrete përballë kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se mungesa e një vizioni të ri e bën të pamundur fitoren në zgjedhje. “ Ajo që është evidente, është e qartë që Berisha nuk ka mbështetjen e demokratëve dhe për herë të parë në 30 vite nuk ka preferuar të hyjë në garë. Me pak shpikte rivalë, ndërkohë që në këtë rast e refuzoi. I kam të monitoruara...