Berisha i ashpër: Rama i ka shpallur luftë protestës

Berisha i ashpër: Rama i ka shpallur luftë protestës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverinë Rama lidhur me, sipas tij, fushatën kundër protestës paqësore. Berisha tha se Rama ka mobilizuar patronazhistët dhe administratën për të sulmuar protestën. “Qëndrimi i qindra mijëra patronazhistëve ndaj protestuesve paqësorë është një nga aktet më të rënda kriminale në historinë e këtij vendi. Është dëshmia më flagrante e karakterit diktatorial të këtij regjimi. Është dëshmia më e qartë e një diktature autoritare të bazuar në drogë, narkoshtet dhe vjedhjen e shqiptarëve. Rama, përveç angazhimit total të Policisë së Shtetit, që është më kriminale se çdo bandë tjetër, dhe të SHISH-it, i cili bashkërendon të gjitha praktikat me Beogradin, ka mobilizuar mijëra rrogëtarë e punonjës të...