Berisha hedh akuza për procesin e negociatave në Bruksel: Rama po fsheh raportin e IBAR

Berisha hedh akuza për procesin e negociatave në Bruksel: Rama po fsheh raportin e IBAR

Kreu i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për mungesë transparence lidhur me raportet e institucioneve europiane për Shqipërinë. Sipas tij, raporti kritikon procesin zgjedhor në Shqipëri dhe ngre shqetësime për përdorimin e shtetit nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve. “Por të lëmë mënjanë këtë, se këta mbajnë errësirë, këta nuk bëjnë transparencë, dhe këto ne i mësojmë nga mediat dhe nga copëza të shkurtra që rrjedhin nga miqtë tanë. Po marrin tjetrën ne. Marrim raportin e Parlamentit Evropian. Raportin e Komisionit të Jashtëm. Raporti absolutisht më kritik i miratuar ndonjëherë në historinë e procesit të integrimit. Raporti që i thotë qeverisë, ti nuk bëre zgjedhje të drejta, bëre zgjedhje si parti shtet, bleve vota, etj. Raporti që kërkon që...