Berisha: Edi Rama meriton fatin e Maduros dhe atë do ja rezervojë opozita

Berisha: Edi Rama meriton fatin e Maduros dhe atë do ja rezervojë opozita

Kreu i PD-së, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe për, sipas tij, kapjen e institucioneve shtetërore. Ai tha se Rama duhej të ishte prej kohësh para drejtësisë, por nuk është thirrur nga SPAK. Berisha e cilësoi atë si përgjegjës për ndërtimin e një “narkoshteti” në Shqipëri dhe për favorizimin e grupeve kriminale. Në këtë kontekst, ai deklaroi se Rama “meriton fatin e Maduros”, duke iu referuar situatës politike në Venezuelë. Sipas tij, opozita do të ketë rol në sjelljen e këtij ndryshimi politik. Berisha theksoi se përgjegjësia penale e kryeministrit, sipas tij, është e pashmangshme. Griselda Selimaj: Doktor Berisha, javën e fundit janë sekuestruar pasuritë e dy grupeve kriminale të përfshira në trafik droge nga Amerika Latine dhe vendet...