“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Geri Kokalari  aktivist shqiptaro-amerikan foli për aferat e shpërthimit të Gërdecit. Gjatë intervistës, ai rrëfeu takimin me Kosta Trebickën duke thënë se njiheshin përpara të ndodhte Gërdeci. Pjesë nga intervista; Sokol Balla: Në zyrën time kam të varur botimin e New York Times të dt. 27 mars që flet për municionet që çmontoheshin në Gërdec dhe ripaketoheshin për në Afganistan. Ju keni patur një rol në botimin e këtij artikulli, për të cilin z. Berisha e dini si e quajti. Geri Kokalari: Një letër tualeti Sokol Balla: Ishte një letër tualeti që tronditi politikën amerikane dhe shqiptare. Ju keni patur një rol në këtë artikull keni patur një aktivitetet shumë të fortë kontrollues ndaj dy qeverive. Cili ka...