Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

“Reforma Territoriale është një reformë e një rëndësie jetike për komunitetet lokale dhe shoqërinë shqiptare. Antireforma territoriale e vitit 2014 u faktua në përfundimtare si një Levë Arkimedi për shpopullimin e Shqipërisë”. Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë të përbashkët për shtyp me bashkëkryetarin e Komisionit për Reformën Territoriale, Luçiano Boçi, si dhe me ekspertë të fushës. Sipas tij, “reforma u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme si një shtyllë kryesore e platformës së Vaso Çubrilloviçit për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre”. “Cilido që lexon elaboratet e akademikut racist kriminel, ai në epiqendër të platformës së tij për shpopullimin, për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre në Kosovë, përcakton përkeqësimin e shërbimeve, mungesën e shërbimeve, mungesën...