Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Konferencën e kësaj të mërkure, 24 qershor, kreu i PD, Sali Berisha e nisi me akuza kundër qeverisë së Edi Ramës, duke iu referuar objekteve që sipas tij janë në pritje për t’u ndërtuar në jug të vendit. Sipas kreut të PD investitorët kanë dritëhije, ose janë trafikantë drogë që mbështeten nga qeveria. Prandaj ai iu drejtua me një thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve ligj zbatuese ndërkombëtare duke iu bërë thirrje që të bëjnë një hetim të thelluar të të gjitha atyre kompanive të cilat sipas tij kanë mbështetjen e qeverisë për të investuar në Shqipëri. Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë për projekte të reja në jug të vendit, ai shtoi se kryeministri Rama ka projektuar 523 resorte e hotele në zonat turistike....