Ben Andoni: Ja pse protesta e PD-së nuk përfaqësoi vullnetin popullor

Ben Andoni: Ja pse protesta e PD-së nuk përfaqësoi vullnetin popullor

Protesta e shtatë e organizuar nga Partia Demokratike, e cilësuar si “kombëtare”, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë për të përfaqësuar vullnetin e gjerë popullor, sipas një analize të bërë nga Ben Andoni në “Ora News”. Ndryshe nga pretendimet, tubimi shihet më shumë si një përmbushje e objektivave të brendshme të partisë sesa një lëvizje qytetare masive. “Është pyetje e madhe të përfaqësohet populli. Populli përfaqësohet siç u përfaqësua në Hungari, që morën pjesë mbi 75% e popullit që mori pjesë në zgjedhje. Atëherë përfaqësohet populli. Ndërsa protesta, siç ju thashë, plotësoi thjesht atë objektivin e vogël të Partisë Demokratike, atë objektiv që ata duan të tregojnë që janë, janë në temp, po ushtrojnë presion ndaj mazhorancës. Dhe kaq, asgjë më tepër. Po ta shikoni dje...