Beleri nga PE: Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit, por qeveria thotë se…
Eurodeputeti Fredi Beleri, gjatë fjalës së mbajtur në Parlamentin Europian, deklaroi se protestat e zhvilluara për 39 ditë para Kryeministrisë pasqyrojnë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj korrupsionit, mungesës së transparencës, largimit të të rinjve dhe keqqeverisjes. Sipas Belerit, qytetarët i përjetojnë drejtpërdrejt këto probleme, ndërsa akuzoi qeverinë se po përpiqet të zhvendosë vëmendjen duke ia atribuar përgjegjësinë fqinjëve. Ai theksoi se retorika që fajëson fqinjët për sfidat e brendshme duhet të marrë fund, në mënyrë që Shqipëria dhe vendet e rajonit të bashkëjetojnë si anëtare të Bashkimit Europian. “Shumica e njerëzve që dolën në demonstrata janë shqiptarë që kanë protestuar për mungesën e transparencës, korrupsionit, largimin e trurit, largimin e të rinjve dhe qeverisje së keqe. Këta protestues e ndiejnë këtë shumë thellë, por qeveria do...
Burimi:
opinion.al