Bejko: Berisha e sulmoi ambasadorin e BE sepse nuk u përmend në raport
Analisti Roland Bejko ka komentuar raportin më të fundit të strukturave evropiane, PE, lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se për herë të parë në një dokument të tillë është përfshirë gjerësisht edhe opozita, përveç qeverisë. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se raporti evidenton strategjinë e gabuar dhe interpretimin e gabuar të të drejtave nga ana e opozitës, një qasje që sipas tij nuk pranohet nga Bashkimi Europian. Sipas Bejkos, kreu i opozitës Sali Berisha sulmoi Silvio Gonzato pasi e gjeti veten të përmendur në raport. Ai shtoi se Berisha kërkoi t’ia atribuonte dështimin e tij dikujt tjetër, duke zgjedhur Gonzaton si përgjegjës për situatën e krijuar. “Më ka bërë shumë përshtypje që për herë të...
Burimi:
javanews.al