Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në BE, MEPJ thirrje profesionistëve për t’u bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në BE, MEPJ thirrje profesionistëve për t’u bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

Në kuadrin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të integrimit të përshpejtuar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur thirrjen për shprehjen e interesit nga profesionistë dhe ekspertë shqiptarë për të qenë pjesë e ekipit të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel. Sipas njoftimit zyrtar, thirrja është e hapur për nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm, ata të Administratës Publike, si dhe çdo qytetar shqiptar, profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara sipas pozicioneve të hapura për rekrutim. Ministria fton të interesuarit të ndjekin procedurat e aplikimit për t’u përfshirë në misionin e Shqipërisë pranë BE-së, në kuadër të objektivit ambicioz “Shqipëria 2030”. “Aplikimi për të shërbyer në Misionin e Republikës së Shqipërisë...