Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Begaj në Bratisllavë: Sllovakia, partner i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Sllovaki me ftesë të homologut të tij, Peter Pellegrini. Gjatë takimit tête-à-tête dhe më pas në takimin e zgjeruar mes delegacioneve, dy presidentët diskutuan mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe sfidat e sigurisë si aleate në NATO. Në konferencën e përbashkët për mediat, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë një partner dhe aleat të rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit. Kreu i Shtetit theksoi progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe ambicien për të përmbyllur grup-kapitujt brenda vitit të ardhshëm, me objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë në BE në vitin 2030. “Shqipëria...