“BE shton kushtet për Shqipërinë”, Berisha: Rama fsheh rekomandimet e tyre. Nuk tërhiqem nga akuzat ndaj Gonzatos

“BE shton kushtet për Shqipërinë”, Berisha: Rama fsheh rekomandimet e tyre. Nuk tërhiqem nga akuzat ndaj Gonzatos

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në një konferencë me gazetaret Berisha akuzoi qeverinë se po mban të fshehtë një proces që u përket të gjithë shqiptarëve. “Ju duhet ta dini se ka pesë muaj që në një forum në Bruksel që quhet COELA, forum shumë serioz dhe ka kaq muaj që ata mblidhen me përgjegjësinë më të madhe, raportin për Shqipërinë e shqyrtojnë dhe shtojnë vazhdimisht kërkesa mbi të. Dhe përfaqësuesi i Shqipërisë është në ato diskutime. Edi Rama fsheh çdo rekomandim të tyre”, tha Berisha. Berisha akuzoi qeverinë se me vendimet e saj po bllokon procesin e anëtarësimit të vendit në BE. “Rrugën për në BE ia mbyllin Shqipërisë ata...