“BE nuk është miratim ligjesh”/ Mesazhi i ambasadorit holandez: Duhen institucione të forta, jo vetëm përkthime
Pak ditë pas miratimit të raportit IBAR dhe konferencës së tetë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, që shënoi një tjetër hap pozitiv në procesin e anëtarësimit, Holanda, një prej vendeve kryesore të unionit, kërkon më shumë punë nga institucionet shqiptare. Ambasadori holandez në Tiranë, Reinout Vos, tha se procesi i anëtarësimit kërkon ndërtimin e institucioneve si në Bashkimin Evropian. “Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit. Nuk është thjesht një ushtrim teknik për përkthimin e direktivave në ligjin shqiptar. Sfida e vërtetë është kultura institucionale. Bashkimi Europian, në fund të fundit, ndërtohet mbi besimin: besimin që institucionet funksionojnë në mënyrë të pavarur, besimin që pushteti mban përgjegjësi, besimin që ligjet zbatohen në mënyrë të drejtë, dhe besimin që qytetarët...
Burimi:
top-channel.tv