“BE i hapi derën Shqipërisë, Rama po e mbyll me Ballukun”, Kapri nga Strasburgu: Europa kërkon vepra, jo fjalë

“BE i hapi derën Shqipërisë, Rama po e mbyll me Ballukun”, Kapri nga Strasburgu: Europa kërkon vepra, jo fjalë

Brukseli nuk ka pasur kurrë një klimë më pozitive dhe një dëshirë më të jashtëzakonshme për të afruar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Megjithatë, ky moment historik rrezikon të humbasë për shkak të një pengese madhore: mungesës së vullnetit politik për të mbështetur pa kompromis luftën kundër korrupsionit dhe sistemin e drejtësisë. Topi tashmë është në fushën e Tiranës, ndërsa zyrtarët e lartë europianë dhe eurodeputetët kanë ngritur alarmin për atë që e konsiderojnë një vijë të kuqe të pakalueshme. Deputeti Partisë Mundësia, Erlad Kapri, në një lidhje direkte nga Strasburgu në një emision televiziv, u shpreh se nga takimet e zhvilluara, shqetësimi kryesor i partnerëve europianë lidhet me çështjet e drejtësisë. Pika që ka ndezur kambanat e alarmit ishte refuzimi i Kuvendit të...