BE fonde 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Histori suksesi europian!
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për të akorduar një tjetër mbështetje financiare për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Brukseli miratoi këtë javë disbursimin e 49 milionë eurove për Shqipërinë, duke e çuar në 212 milionë euro totalin e fondeve të përfituara deri tani nga vendi, shifra më e lartë mes vendeve të rajonit. Në reagimin e tij, Rama deklaroi se ky financim është rezultat i reformave dhe progresit të certifikuar nga Komisioni Europian në procesin e integrimit europian. “Tjetër mbështetje financiare e Bashkimit Europian ka ardhur nga Brukseli, ndërsa është vendosur çelja e fazës përmbyllëse të negociatave, është njëkohësisht vijuar edhe me çeljen e një tjetër fondi për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për...
Burimi:
sot.com.al