BE drejt “PO”-së për IBAR, Brukseli avancon diskutimet për mbylljen e kapitujve me Shqipërinë

BE drejt “PO”-së për IBAR, Brukseli avancon diskutimet për mbylljen e kapitujve me Shqipërinë

Sinjalet pozitive që vijnë nga Brukseli mund t’i sjellin Shqipërisë, në ditët në vazhdim, nisjen e mbylljes së kapitujve të hapur me Komisionin Europian dhe mbajtjen e mbledhjes ndërqeveritare më 26 maj. Grupi i punës i vendeve anëtare të BE-së u mblodh përsëri në Bruksel për të diskutuar hartimin final të përgjigjes së vlerësimit IBAR për Shqipërinë. Mbledhja e kësaj të marte është zhvilluar në një klimë të avancuar drejt dhënies së një vlerësimi pozitiv të IBAR-it nga ambasadorët e vendeve të BE-së, duke hapur rrugën për nisjen e mbylljes së kapitujve të hapur me Komisionin Europian. Në mbledhjen e së martës së shkuar, ky grup pune, pjesë e COELA-s në Bruksel, ka bërë progres dhe kjo i është konfirmuar Top Channel prej një burimi...