Bashkia Durrës bën parkimin me pagesë, Cara: Vendim absurd në kulmin e sezonit turistik, qyteti po bëhet dita-ditës i pajetueshëm

Bashkia Durrës bën parkimin me pagesë, Cara: Vendim absurd në kulmin e sezonit turistik, qyteti po bëhet dita-ditës i pajetueshëm

Nisur nga kjo javë, parkimi me pagesë do të zbatohet në disa zona të qytetit të Durrësit. Sipas vendimit të bashkisë, tarifimi do të aplikohet nga e hëna në të premte. Gjatë sezonit turistik, nga 1 qershori deri më 30 shtator, pagesa do të jetë e detyrueshme nga ora 08:00 deri në 20:00, ndërsa në pjesën tjetër të vitit deri në orën 18:00. Vendimi ka ngjallur pakënaqësi te shumë banorë të qytetit, të cilët i konsiderojnë tarifat të papërballueshme dhe kërkojnë rishikimin e skemës së parkimit, duke argumentuar se nuk mund të përballojnë kostot e reja. Përveç parkimit në rrugë, me pagesë do të jenë edhe gjashtë sheshe publike, mes tyre hapësirat pranë Porto Finos, poshtë Urës së Dajlanit, pranë Mauzoleut të Dëshmorëve dhe në...