Bardhi: Vetëm Kuvendi i Shqipërisë nuk debaton për protestën. Veteranët e UÇK të mos keqpërdoren nga Balla

Bardhi: Vetëm Kuvendi i Shqipërisë nuk debaton për protestën. Veteranët e UÇK të mos keqpërdoren nga Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e quajti të pabazë refuzimin nga ana e socialistëve për miratimin e kërkesave të PD për mocionin me debat për protestën dhe raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë. “Protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë vëmendjen e eurodeputetëve në seancën e fundit plenare të Parlamentit Europian. I vetmi parlament në rruzullin tokësor që nuk i ka kushtuar asnjë vëmendje shqetësimeve të qytetarëve prej 26 ditësh në shesh është Parlamenti i Shqipërisë. Me përgjegjësinë e plotë që na dikton detyra si parlamentarë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin në lidhje me shqetësimet e qytetarëve. Ai duhet t’i japë informacion Kuvendit të Shqipërisë nëse ka marrë apo jo ndonjë masë për...