Bardhi: Të hetohen pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të ndaluar

Bardhi: Të hetohen pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të ndaluar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi hetim të menjëhershëm lidhur me pretendimet për ushtrim dhune ndaj një protestuesi të ndaluar nga Policia e Shtetit. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se deklaratat e avokatit të një protestuesi janë shqetësuese dhe kërkojnë sqarim institucional. “Nëse pretendimet e avokatit rezultojnë të vërteta, kemi të bëjmë me një akt jashtëzakonisht të rëndë. Dhuna e ushtruar ndaj një personi të ndaluar, e aq më tepër ndaj një personi me probleme shëndetësore, përbën trajtim çnjerëzor dhe ngre dyshime serioze për shkelje të rënda të ligjit dhe të të drejtave themelore të njeriut”, u shpreh Bardhi. Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë menjëherë verifikimet, ndërsa kërkoi edhe reagim nga Policia e...