Bardhi: Shqipëria meriton një qeveri që i përmbush angazhimet ndaj NATO-s me përgjegjësi
Ndërsa qeveria e kryeministrit Rama me paaftësinë dhe mungesën e vizionit të saj e çoi Shqipërinë deri në pikën që të rrezikonte organizimin e Samitit të NATO-s, për shkak të mosrespektimit të angazhimeve për shpenzimet në mbrojtje, nxiton të ndërmarrë hapa për të korrigjuar situatën. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se marrëveshja prej rreth 300 milionë eurosh me Shtetet e Bashkuara për blerjen e pajisjeve ushtarake, është reagimi i vonuar i një qeverie që nuk përmbushi detyrimet ndaj NATO-s dhe lejoi që Shqipëria të vihej në pikëpyetje si vend organizator i Samitit. Ndërsa thekson se investime të tilla janë të nevojshme për Forcat e Armatosura, siguria kombëtare nuk ndërtohet me propagandë dhe as me reagime të vonuara nën presion, thekson Bardhi. Ndërkohë marrëveshja ende...
Burimi:
syri.net