Bardhi: Rama i vuri kyçin Kuvendit nga frika e protestës, refuzoi debatet për kërkesat e qytetarëve

Bardhi: Rama i vuri kyçin Kuvendit nga frika e protestës, refuzoi debatet për kërkesat e qytetarëve

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë Rama për bllokimin e Kuvendit dhe refuzimin e çdo debati mbi shqetësimet e qytetarëve që protestojnë prej disa javësh në Tiranë.  Ai tha se mazhoranca ka rrëzuar kërkesat e opozitës për interpelancë urgjente dhe mocione debati, duke shmangur diskutimin mbi rezolutën e Parlamentit Europian dhe kërkesat e protestuesve. Sipas Bardhit, mungesa e reflektimit në Kuvend tregon, sipas tij, frikën e qeverisë për t’u përballur me realitetin politik dhe qytetar. Bardhi: Partia socialiste që foli për gjithçka po nuk tha asgjë për atë që sot shqetësojnë qytetarët shqiptarë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike me përgjegjësinë që do të duhet të ketë çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka dëgjuar dhe vlerësuar me shumë vlerësim shqetësimet...